Telegrafi

PSG luan për pikë të plota ndaj Angers – formacionet startuese

Paris Saint-Germaini është nikoqir i Angers në Parc des Princes për ndeshjen e xhiros së 18-të në Ligue 1.

Skuadra kryeqytetase është lider i kampionatit francez me katër pikë më shumë se përcjellësi i parë, Lens.

Angers është skuadra e fundit në renditjen tabelare me vetëm tetë pikë të arkëtuara deri më tani.

Trajnerët Christophe Galtier dhe Abdel Bouhazama e kanë bërë zgjedhjen e futbollistëve që do të angazhohen nga fillimi.


Formacioni startues i Paris Saint-Germainit: Donnarumma – Mukiele, Sergio Ramos, Marquinhos, Bernat – Ruiz, Danilo, Vitinha – Neymar – Messi, Ekitike.

 

Formacioni startues i Angers: Bernardoni, Blazic, Doumbia, Hountondji, Bamba, Mendy, Abdelli, Bentaleb, Capelle, Hunou, Sima.


/Telegrafi/