Paris Saint-Germain dhe Troyes kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Ligën Premier.
Parisienët janë nikoqir të Troyesit në takimin i cili pritet të fillojë nga ora 17:00 në stadiumin Parc des Princes.
Ekipi i Christofer Galtier nuk di për humbje në 12 javët e para të sezonit dhe synon fitoren e radhës për të ngritur epërsinë me ndjekësit.
👕 We will be wearing our third kit for #PSGESTAC #𝗘𝗡𝟭𝟬𝟬𝗕𝗟𝗘 pic.twitter.com/vV6cSv208W
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) October 29, 2022
Në anën tjetër, mysafirët kanë tri barazime nga katër ndeshjet e fundit dhe do të tentojnë ta befasojnë PSG-në, duke marrë rezultat pozitiv.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
PSG: Donnarumma; Mukiele, Ramos, Kimpembe, Bernat; Carlos Soler, Verratti, Vitinha; Messi; Mbappe, Neymar
Troyes: Gallon; T.Balde, Porozo, Palmer-Brown, Salmier, Conte; Rony Lopes, Kouame, Chavalerin, Odobert; M.Balde
/Telegrafi/