Paris Saint-Germain dhe Lends kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në Ligue 1.
Kryeqytetasit janë nikoqir të Lensit në takimin i cili pritet të zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në Parc des Princes.
Ekipi i Mauricio Pochettinos vjen nga një seri prej katër fitoreve dhe luan për fitoren e radhës, por edhe një barazim do ta shpallte kampion edhe matematikisht këtë sezon në Ligue 1.
⚽️⚡️ 𝐌𝐀𝐓𝐂𝐇𝐃𝐀𝐘
🆚 @RCLens
🏟 Parc des Princes
🏆 #Ligue1
📲 #PSGRCL
⌚️ 9pm (CEST)🔴🔵 #𝐀𝐥𝐥𝐞𝐳𝐏𝐚𝐫𝐢𝐬 pic.twitter.com/qdQd0pEoIW
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) April 23, 2022
Në anën tjetër, mysafirët gjithashtu janë në formë të lartë me katër fitore nga pesë ndeshjet dhe do të tentojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, pavarësisht disa mungesave.
PSG: Navas; Marquinhos, Ramos, Kimpembe; Hakimi, Verratti, Guaye, Mendes; Neymar; Messi, Mbappe;
Lens: Leca; Danso, Wooh, Sotoca, Fofana, Clauss, Kalimuendo, Da Costa, Gradit, Doucoure, Frankowski;
/Telegrafi/