Pas barazimit ndaj Strasbourgut, Paris Saint Germani nuk arriti të fitojë titullin në Ligue 1 për javën e dytë radhazi.
Tani klubi nga Parisi humbi me rezultat 5-1 ndaj Lille, duke befasuar kështu edhe një herë të gjithë.
Vendasit kaluan në epërsi në minutën e shtatë pasi Thomas Meunier shënoi autgol, nuk kaloi shumë dhe rezultati u barazua nga Juan Bernat (11′). Në pjesën e parë nuk kishte më gola, por PSG mbeti me një lojtar më pak pasi Bernat u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 36-të.
🤷♂️ pic.twitter.com/BkRcoqGzIb
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) April 14, 2019
Lille e filloi pjesën e dytë furishëm, fillimisht shënoi me anë të Nicolas Pepe (51′) dhe pastaj ia vazhdoi me Jonathan Bamba (65′), Gabriel (71′) dhe Jose Fonte (84′).
PSG i duhet edhe një pikë për të siguruar matematikisht titullin, ndërsa aktualisht renditet në vendin e parë me 81 pikë, kurse Lille një pozitë me poshtë me 64 pikë.
Klubi nga Parisi në xhiron e ardhshme luan kundër Nantes, ndërsa Lille ndaj Toulouse. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=czhOHILx92I