Paris Saint-Germaini ka marrë pikë të përballë Troyes në Stade de l’Aube (3-1), në ndeshjen e javës së 34 në Ligue 1.
Rezultati u zhbllokua që në minutën e tetë përmes Kylian Mbappe dhe ky ishte goli i vetëm në gjysmën e parë.
Vitinha e dyfishoi epërsinë në fraksionin e dytë (59’), ndërsa Xavier Chavalerin e ngushtoi rezultatin (83’).
Sidoqoftë, Fabian Ruiz reagoi shpejt (86’) për ta vulosur fitoren e kryeqytetasve.
Falë këtij triumfi, Paris Saint-Germaini është lider i Ligue 1 me gjashtë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Lens.
Troyes mbetet e parafundit në tabelë dhe rrezikon seriozisht rënien nga elita e futbollit francez. /Telegrafi/