Telegrafi

PSG kryen detyrën ndaj Caenit (Video)

Paris Saint-Germain ka shënuar fitoren e radhës në kuadër të Ligue 1.

Parisienët kanë triumfuar para shikuesve të vetë në Parc de Princes kundër Caenit me rezultat 3-1.

Edinson Cavani ka shënuar një super gol me thembër në të 21 minutë pas asistimi të Kylian Mbappes. Ky i fundit dribloi tre lojtarë para se të dërgoi një pasim të saktë te uruguaiani.

Edinson Cavani ka shënuar 50 gola në të gjitha garat në vitin 2017

Asistuesi në golin e parë ishte goalshënues në të 57 minutë, ku Mbappe nuk e shpërdoroi një pasim të saktë të Lo Celsos.

I riu Yuri Berchiche realizoi golin e tretë për vendasit dhjetë minuta para përfundimit të takimit.

Golin e nderit për mysafirët e shënoi Ivan Santini në minutën e fundit të takimit.

Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gol dhe kështu, nënkampionët triumfuan me rezultat 3-1.

Pas kësaj, PSG me 47 pikë gjendet në vendin e parë të renditjes tabelore të ligës elitare franceze ndërsa Caen zë vendin e 12 me 24 pikë. /Telegrafi/

https://youtu.be/-qlXDgFTgO0