Site icon Telegrafi

PSG konsideron ofertën gjigante për të tunduar Mbappen të qëndrojë

Paris Saint-Germain synon t’i ofrojë një pagë shumë të madhe yllit të tyre, Kylian Mbappe, për të mbetur në klub edhe përtej kësaj vere.

Prioriteti numër një i transferimeve i Real Madridit këtë verë mbetet sulmuesi francez Mbappe, i cili deri më tani nuk ka rinovuar me PSG-në.

Por, klubi aktual i francezit, Paris Saint-Germain, nuk do ta lëshojë lehtë asetin e tyre të çmuar.

Lexo po ashtu ‘Operacioni fshesa’ dhe transferimi i Mbappes, zbulohet plani i Real Madridit për afatin kalimtar të verës

Sipas gazetës Marca, hierarkia e tyre nga Katari po konsideron t’i ofrojë Mbappes një kontratë të re të madhe për ta mbajtur atë në kryeqytetin francez.

Megjithatë, edhe pse ai propozim do ta çonte pagën e Mbappen në një nivel të ngjashëm me Neymar, paratë mund të mos ishin të mjaftueshme në këtë skenar.

Lexo po ashtu Kylian Mbappe i thotë “Jo” kontratës së re nga PSG

Mbappe mendon se nuk mund të arrijë të gjitha ambiciet e tij në futboll te PSG, dhe për këtë arsye ai mendon se duhet të largohet.

Ai ia ka komunikuar atë vendim drejtorit sportiv Leonardo, presidentit Nasser Al-Khelaifi dhe trajnerit Mauricio Pochettino, dhe megjithëse marrëdhëniet mbeten të përzemërta mendja e 22-vjeçarit duket se është kompozuar. /Telegrafi/

Exit mobile version