Paris Saint-Germain do të jetë nikoqir i Lens për takimin që luhet në kuadër të javës së 35-të në Ligue 1.
Ndeshja që fillon në ora 17:00, do të luhet në stadiumin ‘Parku i Princave’, me parisienët që shihen si favoritë në letër.
Për këtë takim, Mauricio Pochettino nuk mund të llogarisë në Kylian Mbappen, Juan Bernat, dhe Letelier, që janë të lënduar.
Në anën tjetër, Lens do të jenë pa, Diallo e Oudjani që janë po ashtu të lënduar, derisa Bade, Haidara dhe Sylla, kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.
Formacioni bazë i PSG-së: Keylor Navas; Dagba, Marquinhos, Kimpembe, Diallo; Danilo, Gueye; Draxler, Neymar, Sarabia; Icardi.
Formacioni bazë i Lens: Farinez – Gradit, Fortes, Medina – Clauss, Fofana, Doucouré, Cahuzac, Michelin – Ganago, Kalimuendo. /Telegrafi/