Telegrafi

PSG kërkon këndelljen ndaj Lillet, formacionet zyrtare

Paris Saint Germain do të pres Lillen në kuadër të xhiros së 24-të në elitën e futbollit francez Ligue 1.

Kampioni në fuqi i Francës në këtë sfidë vije pas humbjes 3-1 nga Monaco dhe kërkon të rikthehet te sukseset.

Nga ana tjetër Lille ndodhet në formë dhe ka marrë dy fitore në dy sfidat e fundit.

PSG kërkon të rikthehet te fitoret në Ligue 1 për të mbajtur distancën me ndjekësit, derisa Lille synon befasinë në Parc de Princes.

Reprezentuesi kosovar, Edon Zhegrova ndodhet në bankën rezervë dhe pret inkuadrimin më vonë.

Formacionet zyrtare:

PSG: Donnarumma, Pembele, Ramos, Kimpembe, Mendes, Vitinha, Verratti, Fabian, Messi, Neymar Jr, Mbappe.

Lille: Chevalier, Djalo, Fonte, Diakite, Andre, Gomes, Bamba, A. Gomes, Cabella, Weah, David.

/Telegrafi/