Ylli brazilian, Neymar ka qenë i lidhur me një largim gjatë gjithë verës, ndërsa tani klubet e interesuara e dinë çmimin e vendosur nga Paris Saint-Germain.
Neymar ka qenë subjekt i thashethemeve të transferimit gjatë gjithë verës, ku dy klubet e mëdha spanjolle, Barcelona dhe Real Madridi kanë kryesuar interesimin.
PSG fillimisht ishte kundër shitjes së yllit të tyre, por tani i ka vendosur çmimin e largimit dhe Reali e Barça e dinë atë.
Sipas gazetës franceze L’Equipe, PSG ka vendosur çmimin e Neymarit dhe kërkojnë hiq më pak se 300 milionë euro për yllin e Brazilit.
Ky çmim mund të sinjalizojë fundin e interesit Barcelona dhe Reali, pasi asnjëra skuadër nuk është e gatshme të paguajë këtë shifër.
Ndryshe, braziliani është nën kontratë deri në vitin 2022, duke i dhënë skuadrës franceze shumë përparësi në negociata. /Telegrafi/