Telegrafi

PSG ka klauzolë për ta rikthyer Xavi Simonsin në Parc de Princes

Xavi Simons u largua nga Paris Saint Germain në verën e vitit 2022 pas qëndrimit tre vjeçar në Parc de Princes.

Megjithatë hapësirat e pakta bën që mesfushori holandez të largohet dhe të transferohet te PSV Eindhoven.

Kampioni në fuqi i Francës e lejoi largimin e lojtarit pa para, derisa Simons ka shpërthyer këtë edicion me fanellën e gjigantit holandez ku ka realizuar 12 gola e ka asistuar në katër të tjerë në 28 ndeshje zyrtare.

PSV po dëshiron t’ia përmirësoj kontratën talentit të tyre dhe t’ia vazhdoj atë deri në verën e vitit 2028, por ka ende një problem.

PSG ka një klauzolë për ta rikthyer Xavi Simonsin në kryeqytetin francez për një shumë prej 12 milionë euro dhe ende nuk e ka aktivizuar atë.

19-vjeçari nuk dëshiron të rikthehet te PSG pasi qëllimi i tij është të vazhdoj të rritet te PSV para se të bëj një hap të madh në karrierën e tij.

Kujtojmë që vlera e Xavi Simons gjatë vitit 2022 nga tre milionë euro shkoi në 18 sosh. /Telegrafi/