Telegrafi

PSG ka gati ofertën marramendëse për kontratën e re të Mbappes, francezi bëhet lojtari më i paguar në botë

Paris Saint-Germain thuhet se po i bën një ofertë rekord botëror për kontratë të re yllin të tyre, Kylian Mbappes, vetëm për të qëndruar në Parc des Princes.

Sulmuesi francez ka qenë objektivi i interesimit nga Real Madrid, i cili bëri dy oferta për të verën e kaluar.

Megjithatë, edhe pse njëra oferta thuhej se peshonte plot 200 milionë dhe me vetëm një vit të mbetur në kontratë, pronarët e PSG-së i refuzuan ato.

Lexo po ashtu Stafi trajnerëve të Real Madridit tashmë po diskutojnë se ku përshtatet Mbappe në skemat sulmuese

Sipas mediumit The Independent, gjigantët e Ligue 1 janë gati ta bëjnë Mbappen lojtarin më të paguar në botë duke i ofruar atij një marrëveshje shumë më të madhe sesa 500 mijë funte (599 mijë euro) në javë.

Ky raporton sugjeron se shifra e ofruar është shumë më afër 1 milion funtesh, shifër që klubi i La Ligas dhe asnjë klub tjetër nuk do të kishte asnjë shans për t’i afruar.

Lexo po ashtu Mbappe dëshiron të dëgjojë edhe ofertën e Liverpoolit, ri-mendon lëvizjen në Real Madrid dhe qëndrimin te PSG

Nuk është hera e parë që klubi ka tentuar të mbyllë marrëveshjen me numrin 7, me drejtorin sportiv Leonardo që zbuloi verën e kaluar se lojtari kishte refuzuar ofertën e tyre më të mirë ndonjëherë për ndonjë lojtar.

Përveç Real Madridit, Mbappe së fundmi është lidhur edhe me gjigantin anglez, Liverpoolin, pasi thuhet se lojtari qëndron në qendër të projektit të trajnerit Jurgen Klopp. /Telegrafi/