Telegrafi

“PSG janë ndryshe pa Ibrën”

Mbrojtësi brazilian, Maxwell, po vazhdon së ‘vajtuari’ largimin e mikut të tij të madh, Zlatan Ibrahimovicit nga PSG, i cili ka shënuar një rekord të klubit me 156 gola në 180 paraqitje për francezët, duke fituar katër tituj francez, dy Coupe de France dhe tre Coupe de la Ligue.

Sulmuesi suedez u largua në drejtim të Manchester Unitedit para fillimit të sezonit 2016-17 dhe mungesa e tij u ndje fort në pjesën e parë të sezonit nga skuadra e Unai Emeryt, pasi kampionët francezë janë duke luftuar për formën dhe sipas Maxwell, skuadra është ndryshe pa Ibrahimovicin, pasi kanë humbur shumë.

Lexo po ashtu Ekskluzive: Kopja shqiptare e Ibras flet për ndodhinë interesante që i ngjau me sigurimin në Old Trafford, interesimin e mediave dhe idhullin e tij (Foto)

“PSG pa Ibran është shumë ndryshe për dallim nga PSG me Ibrën”, ka thënë fillimisht Maxwell për Cadena SER.

“Ne humbëm cilësinë e tij teknike në fushë dhe udhëheqjen e tij jashtë saj. Largimi i tij ishte një goditje shumë e vështirë”, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Ky është formacioni i ëndrrave me bashkëlojtarët që Ibrahimovic ka pasur (Foto)

“PSG janë duke u kthyer në normalitet. Në fillim të sezonit kemi pasur disa momente të vështira, por rezultatet e mira janë duke bërë atmosferën më të mirë”, përfundoi mbrojtësi brazilian. /Telegrafi/

Shoqëria e tyre është e madhe, pasi kanë luajtur së bashku në shumë skuadra të mëdha evropiane