Paris Saint-Germaini ka shënuar fitore me rezultat 4-1 në derbin ndaj Monacos që u zhvillua në kuadër të javës së 21-të në elitën e futbollit francez.
Vendasit realizuan golin e epërsisë qysh në minutën e gjashtë përmes Vitinhas që realizoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë për 1-0.
Mysafirët reaguan në minutën e 17-të duke arritur që të barazojnë shifrat përmes Denis Zakarias i cili realizoi për 1-1.
Në minutën e 28-të Bradley Barcola shënoi për t’i dhënë epërsinë prej 2-1 vendasve, por ky gol u anulua pasi topi kishte dalë jashtë vijave.
⏸️ All tied up at the break.#PSGASM 1-1 | @Ligue1_ENG pic.twitter.com/IXeJcRj8VX
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) February 7, 2025
Po zhvillohej minuta e 54-të e takimit kur Barcola bëri një super pasim në drejtim të Kvaratskhelias me këtë të fundit që realizoi për 2-1.
Nuk vonoi shumë nga goli i dytë dhe PSG-ja gjeti dhe golin e qetësisë përmes Ousmane Dembeles, i cili realizoi për 3-1 në minutën e 57-të pas asistimit të Desire Doue.
Ishte pikërisht Dembele ai i cili realizoi për 4-1 ku këtë gol e gjeti në minutën e 90-të pas asistimit nga ana e Nuno Mendes.
Me këtë fitore PSG-ja shkon në kuotën e 53 pikëve dhe mban pozitën e parë në tabelë, duke lënë Marseille në vendin e dytë me 40 sosh, por me një ndeshje më pak të luajtur./Telegrafi/