Telegrafi

PSG-ja mposhtet në Parkun e Princave nga Reims

Paris Saint Germain është mposhtur nga Reims në javën e shtatë në Ligue 1 me rezultat 0-2.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 29-të me golin e Hassane Kamaras që u shërbye mjaftë mira nga Nyasha Munetsi.

Parisienët tentuan t’i barazonin shifrat me anë të Neymarit dhe Pablo Sarabias, mirëpo goditjet e tyre i priti portieri i Reims.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë minimale të mysafirëve, ndërsa në të dytën ata arritën ta realizonin edhe golin e fitores.

Boulay Dia i dha goditjen e fundit kampionit në fuqi në minutën e 90+4, nga asistimi që i bëri bashkëlojtari Thomas Foket.

Pas kësaj xhiroje, PSG vazhdon të jetë lider me 15 pikë, aq sa ka edhe Angers, ndërsa në javën e tetë takohen me Bordeaux. /Telegrafi/