Paris Saint-Germain ka fituar titullin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar fitore rekord prej 9 me 0 kundër Troyes.
Me këtë fitore PSG-ja shpallet për herë të katërt radhazi kampion i Francës, transmeton Koha.net. Ndërsa vetëm titulli i gjashtë në histori të klubit.
Zlatan Ibrahimovic shënoi katër, Edinson Cavani shënoi dy gola, kurse Javier Pastore dhe Adrien Rabiot ishin pjesë e fitores më të thellë në këtë sezon.
Ekipi nga “Parc des Princes” ishte lider i ligës që nga java e dytë e sezonit, duke dominuar totalisht kampionatin.