Paris Saint-Germain ishte konsideruar si një ndër skuadrat që llogaritej se do të fitonte gjithçka në Francë dhe Evropë.
Por, pos titullit të kampionit në ligën elitare franceze, parisienët u eliminuan nga Liga e Kampionëve gjersa gjatë fundjavës në Kupën e Francës.
Kjo ka bërë që sheikët e klubit të humbin besimin te trajneri gjerman, Thomas Tuchel, i cili mori drejtimin e skuadrës gjatë verës së kaluar.
Tashmë arabët ia kanë vërë syrin trajnerit italian, Antonio Contes, i cili po kërkohet edhe nga Interi dhe Roma.
Megjithatë, PSG-ja është e gatshme t’ia plotësoj kushtet e pagës së lartë që e kishte edhe gjatë kohës sa ishte strateg i Chelseat.
Ndryshe, italiani tash e sa kohë është papunë pasi që muaj më parë është shkarkuar si drejtues i The Blues. /Telegrafi/