Telegrafi

PSG humbi keq nga Monaco, Donnarumma u kërkon falje tifozëve

Moment shumë i komplikuar për Paris Saint-Germain, ku përveç mungesave të shumta, ata sot pësuan humbje ndaj Monacos (3-1), vetëm pak ditë para ndeshjes vendimtare në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munich.

Pas fishkëllimës së fundit, Gianluigi Donnarumma iu drejtua fansave të PSG-së, nëpërmjet medieve, duke iu kërkuar falje.

“Nuk ka justifikime për këtë humbje, jemi të zhgënjyer dhe duhet t’u kërkojmë falje atyre (tifozëve)”.

“Ne donim të bënim më mirë, por duhet të mendojmë pozitivisht, ne jemi ende në krye të tabelës”.

“Është një moment i komplikuar, por nuk duhet të humbasim optimizmin, le të vazhdojmë të punojmë dhe të përqendrohemi në ndeshjen e së martës”, ka thënë Donnarumma./Telegrafi/