Ditë më parë Guingamp ia shkaktoi humbjen e parë Paris Saint Germainit në sezonin 2018/19 duke e eliminuar nga Kupa e Francës.
PSG i është hakmerr në Ligue 1 duke e mposhtur me rezultat 9-0 në Ligue 1.
Festivalin e golave e filloi Neymar në minutën e 11-të, pastaj Kylian Mbappe me dy gola të shpejtë (37′, 45′) përfunduan pjesën e parë me rezultat 3-0.
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) January 19, 2019
Në pjesën e dytë ishte koha për Edinson Cavanin, së pari shënoi në minutën e 59-të dhe pastaj në minutën e 66-të. Neymar shënoi një minutë më vonë për 6-0.
Ylli uruguaian kompletoi het-trikun në minutën e 75-të, ashtu si Mbappe në minutën e 80-të.
💯 ⚽️ au Parc pour @ECavaniOfficial 🙌 pic.twitter.com/nLm2RfqaSC
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) January 19, 2019
Për rezultatin 9-0 u përkujdes Thomas Meunier në minutën e 83-të. Vlen të theksohet se një fitore kaq e thellë nuk është arritur nga asnjë skuadër këtë sezon në top pesë ligat evropiane.
PSG vazhdon e pamposhtur në vendin e parë me 53 pikë, kurse Guingamp në pozitën e fundit 14 pikë. /Telegrafi/