PSG ka pësuar gol në minutën e fundit të sfidës ndaj St. Etienne e cila përfundoi me rezultat 1-1.
Pjesa e parë kaloi me dominim të parizienëve, por pa konkretizim.
Në pjesën e dytë ishte Lucas ai që shënoi për 1-0 dhe epërsinë e vendasve nga pika e bardhë.
Krejt në fund të takimit kur të gjithë menduan se ndeshja ka përfunduar, ishte Beric ai që shënoi për 1-1 (90’+1).
Pas kësaj tronditje PSG ka shtatë pikë pas katër javësh në vendin e tretë në tabelën e Ligue 1.