Site icon Telegrafi

PSG me fitore të lehtë ndaj Strasbourg, merr pozitën e parë në renditje

PSG ka shënuar fitore ndaj Strasbourg me rezultat 3-0 në kuadër të javës së nëntë të Ligue 1.

Të besuarit e Luis Enriques e nisën shumë mirë takimin, duke kaluar në epërsi që në start.

Kylian Mbappe shënoi nga pika e bardhë për 1-0 në minutën e 10-të.

PSG shtoi epërsinë në minutën e 31-të, kur Mbappe asistoi te Carlos Soler që shënoi për 2-0.

Pjesa e dytë ishte me e qetë, ndërsa në minutën e 77-të, kryeqytetasit siguruan fitore me golin e Fabian Ruiz për 3-0.

https://twitter.com/dnctway/status/1715769900721922537

PSG me këtë fitore ngjitet në vendin e parë me 18 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version