PSG ka marr një fitore të madhe ndaj Ajaccios me rezultat 5-0 në kuadër të javës së 35-të të Ligue 1,
Vendasit kishin shumicën e yjeve nga minuta e parë dhe shumë shpejtë gjetën edhe epërsinë.
Fabian Ruiz shënoi për 1-0 në minutën e 20-të të takimit, duke hapur ndeshjen.
❤️💙 The joy from the scorer!
⚽️ @FabianRP52#PSGACA 1-0 https://t.co/NrOfpO8yA9 pic.twitter.com/FnG1aP2j6K
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) May 13, 2023
Në minutën e 32-të erdhi edhe goli i dytë në ndeshje, kur Kylian Mbappe asistoi te Achraf Hakimi i cili shënoi për 2-0.
Me të filluar pjesa e dytë, PSG shënoi dy herë shpejtë me Mbappen në minutat 47-të dhe 54-të.
Golin e fundit në portën e tij e shënoi Mohamed Youssouf për rezultat 5-0.
WE WIN! ✅
5️⃣ goals at home and a huge success for the Parisians!#PSGACA ❤️💙 pic.twitter.com/M0bND2WBxh
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) May 13, 2023
PSG aktualisht ka 81 pikë, gjashtë më shumë se Lens që janë në vendin e dytë. /Telegrafi/