PSG ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2-0 ndaj Brest në kuadër të javës së 21-të në Ligue 1.
Parisienët me hapa të sigurt po vazhdojnë drejt titullit të kampionit.
Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 32-të, kur Kylian Mbappe pranoi një top në zonë për të gjuajtur me dinakëri, duke e gjetur edhe rrjetën për 1-0.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1482452306000027648
Rast të mirë në pjesën e parë kishte edhe Mauro Icardi, por nuk arriri të shënojë.
Argjentinasi kishte rast të mirë edhe me të filluar pjesa e dytë, por sërish nuk qëlloi rrjetën.
Goli i dytë dhe i qetësisë për parisienët erdhi në minutën 53-të, kur Nuno Mendes asistoi te Thilo Kehrer që shënoi për 2-0.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1482462622243233792
Kylian Mbappe kishte edhe tre raste të tjera për të shtuar epërsinë, por nuk ia arriti.
Me këtë fitore PSG shkon në kuotën e 50-të pikëve në krye të Ligue 1. /Telegrafi/