Telegrafi

PSG fiton thellë te Bresti dhe kalon në raundin tjetër në Kupën e Francës, Mbappe shkëlqen me dy gola

Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat të pastër 3-0 në udhëtim te Bresti në kuadër të ndeshjes së vlefshme për fazën e 1/16-tës në Kupën e Francës.

Kryeqytetasit kanë vazhduar me formë të lartë dhe fitore edhe në Kupën e Francës, duke kaluar tutje në raundin tjetër pas fitores ndaj Brest.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të parisienëve, të cilët përveç rasteve arritën të shënojnë edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e nëntë dhe ishte Kylian Mbappe, i cili shënoi për 0-1, ndërsa Pablo Sarabia (44’) shënoi për 0-2.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, por përsëri ishin vetëm mysafirët të cilët gjeten golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 73-të dhe ishte Mbappe që shënoi golin e dytë personal dhe vulosi fitoren 0-3.

Me këtë fitore, PSG ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-tës pasi ndeshjet në Kupën e Francës luhen me sistemin vetëm një takim. /Telegrafi/