Site icon Telegrafi

PSG fiton thellë në udhëtim te Lorient – shpreson në humbjen e Monacos për t’u shpallur kampion

Paris Saint-Germain ka triumfuar 3-1 në udhëtim te Lorient në kuadër të javës së 29-të në Ligue 1.

Pas 19 minutash lojë, parisienët kaluan në epërsi me golin e Ousmane Dembele, që u asistua prej Mayulu.

Për 2-0 u përkujdes Kylian Mbappe (22’), ndërsa u shërbye në mënyrë perfekte nga Nuno Mendes.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në 45 minutat e dytë u shënuan dy gola të tjerë.

Dembele e realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për PSG-në në minutën e 60-të, ndërsa Mbappe ishte në rolin asistuesit.

Bamba e ngushtoi epërsinë e PSG-së kur shënoi për Lorientin në minutën e 73-të për 3-1.

Por, Mbappe e riktheu epërsinë prej tre golash të PSG-së, kur shënoi në minutën e 90-të për 4-1.

Skuadra franceze është matematikisht kampion në Ligue 1, duke e mbrojtur kështu titullin, pasi ka 69 pikë, ndërsa kanë mbetur vetëm edhe katër xhiro deri në fund të sezonit në Ligue 1.

PSG mund të shpallet sonte kampion, nëse Monaco pëson humbje nga Lille, në ndeshjen që luhet nga ora 21:00. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version