PSG ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Nantes në ndeshjen e zhvilluar në “Parkun e Princave” në kuadër të javës së 15-të në elitën e futbollit francez.
Fillimi i ndeshjes u karakterizua me lojë të qetë më të dy ekipet që nuk po arrinin të krijonin raste të mira për gol.
PSG-ja kaloi në avantazh përmes Bradley Barcolas, i cili në minutën e 41-të shënoi për 1-0 pas asistimit të portugezit Vitinha.
⏸️ It's half time at the Parc des Princes. Our Parisians lead thanks to a goal by Bradley Barcola 👊#PSGFCN 1️⃣-0️⃣ | #Ligue1 pic.twitter.com/UuMcJxPs0T
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) December 9, 2023
Reagimi i mysafirëve erdhi në pjesën e dytë, ku ata arritën ta barazojnë shifrat në 1-1 me anë të Mostafa Mohamed i cili realizoi me kokë.
Vendasit kërkuan penallti në minutën e 68-të pas rrëzimit të Kylian Mbappes në zonë, por gjyqtari heshti dhe ndeshja vazhdoi.
Për t’i dhënë tri pikë të vlefshme parisienëve, u përkujdes Randal Kolo Muani i cili në minutën e 83-të shënoi për 2-1 pas një topi të kthyer në zonë.
Me këtë fitore PSG-ja shkon në kuotën e 36 pikëve duke krijuar distancë të konsiderueshme nga vendi i dytë që mbahet nga Monaco dhe ka 30 pikë.
Të besuarit e Luis Enriques tani do të luajnë në Ligën e Kampionëve, aty ku do të përballen në udhëtim ndaj Dortmundit, në një sfidë ku tri pikët janë jetike për të siguruar kalimin tutje./Telegrafi/