Site icon Telegrafi

PSG fiton me rikthim, vendosi goli i Mbappes në fundin e ndeshjes

PSG ka marr një fitore shumë të vështirë në përballje me Angers me rezultat 2-1, në kuadër të javës së 10-të të Ligue 1.

Pjesa e parë ishte shumë e hapur me raste të shumta nga të dyja anët.

Por goli i vetëm në këtë fraksion u shënua në minutën e 36-të, nga Angelo Fulgini pas asistimi të Sofiane Boufal.

https://www.youtube.com/watch?v=twDSxqelTUk&ab_channel=LIVESPORTS

Në pjesën e dytë PSG u fut me të gjitha forcat për ta rikthye rezultatin dhe ia arriti.

Në minutën e 69-të, Kylian Mbappe harkoi në zonë ku e gjeti kokën e Danilos që shënoi për 1-1.

Parisienët luanin pa Leo Messin dhe Neymarin dhe të gjitha shpresat për fitore i kishin varur te Mbappe, që ia arriti qëllimit.

PSG fitoi penallti në minutën e 87-të, ndërsa nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Mbappe për 2-1.

Me këtë fitore PSG ka 27 pikë dhe ka filluar shkëputjen në Ligue 1. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version