Paris Saint-Germain ka fituar 4-1 në klasiken franceze me Lyonin në kuadër të javës së katërt në Ligue 1.
Pas vetëm katër minutash lojë, parisienët kaluan në epërsi me golin e Kylian Mbappes që realizoi nga penalltia.
Kaluan 16 minuta nga goli i parë dhe Achraf Hakimi dyfishoi epërsinë e PSG-së.
⌚️ 20' Le but du break d'@AchrafHakimi 😄#OLPSG I 0-2 pic.twitter.com/nOtL7b0ApA
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) September 3, 2023
Për 3-0 u përkujdes Marcos Asensio që u asistua nga Manuel Ugarte në minutën e 38-të.
Mbappe e shënoi edhe golin e tij të dytë, ku u asistua nga Asensio në minutën e 45+1-të.
Pjesa e dytë ishte më e qetë për kampionin në fuqi, ndërsa Lyoni e ngushtoi epërsinë në 4-1.
74' @CorentinTolisso transforme le penalty. #OLPSG 1-4 pic.twitter.com/yYAT0mclBL
— Olympique Lyonnais (@OL) September 3, 2023
Ishte minuta e 74-të e takimit, kur Corentin Tolisso shënoi nga penalltia.
Pas javës së katërt, PSG është në vendin e dytë me tetë pikë, dy më pak se lideri Monaco, ndërsa në xhiron e pestë takohet me Nicen. /Telegrafi/