Site icon Telegrafi

PSG fiton me rezultat komod dhe kalon në rrethin tjetër të Kupës së Francës

Parsi Saint-Germain ia doli ta eliminonte Chateaurouxin nga Kupa e Francës, pasi ndeshja u mbyll me rezultat 3-1.

Pas vetëm 13 minutash lojë, parisienët kaluan në epërsi me anë të Hugo Ekitike, me një asistim të Gharbit.

Por, Chateauroux i barazoi shifrat në 1-1 pak para përfundimit të pjesës së parë, kur Ntolla (37’), qëlloi saktë në portën e kampionit të Ligue 1.

Në pjesë e dytë, PSG ishte më kërkuese dhe ia doli të rikthente epërsinë.

Golin e rikthimit të epërsisë e arriti kur Ekitike asistoi te Carlos Soler, që realizoi për 2-1.

Për 3-1 u përkujdes Juan Bernat që u asistua prej Fabian Ruizit në minutën e 90+1-të, për të vulosur kalimin në rrethin tjetër të Kupës së Francës. /Telegrafi/

Exit mobile version