Paris Saint-Germaini e ka mposhtur Monacon me rezultat 4-1 në kuadër të javës së 20-të në Ligue 1.
Kylian Mbappe e shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 24-të me një asistim të Angel di Marias.
Kur u mendua se pjesa e parë po përfundonte me këtë rezultat, Neymari (45’+2) e dyfishoi rezultatin nga penalltia.
⏸️ Mi-temps à Louis-II (0-2)
⚽️ 24' @KMbappe
⚽️ 45' @neymarjr #ASMPSG🔴🔵 #AllezParis pic.twitter.com/RBcuJ6gWK9
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) January 15, 2020
45 minutëshi i dytë sërish filloi më mirë për parisienët që shënuan edhe golin e tretë me anë të Pablo Sarabias në minutën e 72-të.
Tiemoue Bakayoko (87’) shënoi golin e vetëm për Monacon me një asistim të Adrien Silvas.
⚽️⚽️ @KMbappe frappe encore ! (1-4)#ASMPSG pic.twitter.com/7FltagVR9I
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) January 15, 2020
Mbappe në fund arriti ta shënonte edhe golin e tij të dytë në takim e të katërtin për kampionin në fuqi të ligës franceze në minutën e 90’+1.
Pas javës së 20-të, PSG vazhdon të jetë lider me 49 pikë, ndërsa Monaco është në të nëntin me 29 sosh. /Telegrafi/