Telegrafi

PSG fiton ngushtë me Strasbourgun, kalon në çerekfinale të Kupës së Francës

PSG ka vazhduar me fitore, ku kësaj radhe e ka mposhtur Strasbourgun me rezultat 2-0 në kundër të Kupës së Francës.

Djelmoshat e Thomas Tuchel e nisën shumë mirë takimin, ku arritën të shënonin që në minutën e katërt.

Edinson Cavani  shënoi pas asistimit të Choupo-Moting për 1-0.

Dhe pse me dominim të plotë dhe me shumë raste para porte, PSG nuk arriti të shënojë më në pjesën e parë.

Neymar u largua nga loja në minutën e 62-të, ku pësoi dëmtim.

PSG që kishte futur në lojë disa nga yjet kryesore, e siguroi fitoren vetëm në fundin e takimit kur e shënoi golin e dytë.

Harkimit të Julian Draxler më së miri iu përgjigj Agnel Di Maria që shënoi për 2-0 në minutën e 80-të.

Deri në fund nuk kishte më gola, ku pas kësaj fitoreje  PSG kalon në çerekfinale, ku e pret shortin. /Telegrafi/