PSG ka vazhduar me fitore, ku kësaj radhe e ka mposhtur Strasbourgun me rezultat 2-0 në kundër të Kupës së Francës.
Djelmoshat e Thomas Tuchel e nisën shumë mirë takimin, ku arritën të shënonin që në minutën e katërt.
Edinson Cavani shënoi pas asistimit të Choupo-Moting për 1-0.
🔝📸 #PSGRCSA
Moins de 5⃣ minutes de jeu et un @ECavaniOfficial déjà décisif 😍
🔴🔵 #ICICESTPARIS pic.twitter.com/j0fYbIzO7C
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) January 23, 2019
Dhe pse me dominim të plotë dhe me shumë raste para porte, PSG nuk arriti të shënojë më në pjesën e parë.
Neymar u largua nga loja në minutën e 62-të, ku pësoi dëmtim.
PSG që kishte futur në lojë disa nga yjet kryesore, e siguroi fitoren vetëm në fundin e takimit kur e shënoi golin e dytë.
Le break est fait ! Merci Angel 😘 #PSGRCSA
🔴🔵 #ICICESTPARIS pic.twitter.com/yeNWU3heEV
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) January 23, 2019
Harkimit të Julian Draxler më së miri iu përgjigj Agnel Di Maria që shënoi për 2-0 në minutën e 80-të.
Deri në fund nuk kishte më gola, ku pas kësaj fitoreje PSG kalon në çerekfinale, ku e pret shortin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=47I-qvDBlI0
https://www.youtube.com/watch?v=7CdM8834oak