Site icon Telegrafi

PSG fiton në fund në spektaklin e pesë golave

PSG Ka shënuar fitore ndaj Brest me rezultat 3-2 në kuadër të javës së 10-të të Ligue 1.

Të besuarit e Luis Enriques e nisën mirë ndeshjen duke shënuar herë të parët.

Zaire Emery hapi ndeshjen në minutën e 16-të për 1-0, ndërsa në minutën e 28-të ishte Kylian Mbappe që shënoi për 2-0.

Steve Mounie shënoi pa u mbyllur pjesa e parë për 2-1, duke e hapur ndeshjen.

Më të filluar pjesa e dytë vendasit e Brest shënuan për 2-2 me Jeremy Le Douaron.

Por pa u mbyllur ndeshja, PSG fitoi penallti, ku Mbappe gjuajti, topi u prit nga portieri, por nga kthimi ai shënoi për 3-2.

PSG me këtë fitore mbetet në pozitën e dytë me 21 pikë, ndërsa Brest ëshë i gjashti me 15 pikë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version