Telegrafi

PSG fiton në frymën e fundit, Mbappe shënon në kohën shtesë

PSG ka marr një fitore të vështirë ndaj Brest me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 27-të në Ligue 1.

PSG e nisi më mirë ndeshjen, duke rrezikuar në minutën e 11-të me Carlos Soler, por që spanjolli nuk ishte i saktë.

Por Soler ishte i saktë në minutën e 37-të, kur ai shënoi për 1-0.

Ndeshja u barazua në minutën e 43-të, kur Franck Honorat shënoi me një kundërsulm për 1-1.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta nuk është se solli shumë gjëra.

PSG rrezikoi në dy raste me Leo Messin dhe Nuno Mendes, por portieri ishte në vend në të dyja rastet.

Kur ndeshja pritej të mbyllej një kundërsulm i shpejt i PSG-së ndryshoi rezultatin, me Messin që asistoi te Mbappe i cili i vetëm me portierin, e kaloi atë dhe shënoi për 2-1.

Me këtë fitore PSG shkon në kuotën e 66-të pikëve, ndërsa Brest mbetet  15-ti me 23 pikë. /Telegrafi/