Telegrafi

PSG fiton ndeshjen e parë sezonale në Ligue 1, Neymar ishte në tribuna (Foto/Video)

Paris Saint Germaini ka fituar ndeshjen e parë në Ligue 1 për sezonin 2017/18.

Klubi nga Parisi fitoi ndaj Amiens me rezultat 2-0.

Goli i parë në takim erdhi nga Edison Cavani në minutën e 42-të pas asistimit nga Dani Alves dhe me rezultatin 1-0 përfundoi pjesa e parë.

Ndërsa Javier Pastore shënoi në minutën e 80-të pas asistimit nga Cavani.

Neymar e shikoi takimin nga tribunat pasi Federata spanjolle e Futbollit ende nuk e ka certifikua kalimin e tij nga Barcelona te PSG.

Vlen të theksohet se edhe Monacoi e fitoi dje (e premte) takimin e parë duke mposhtur Toulouse me rezultat 3-2. /Telegrafi/