Paris Saint Germaini ka fituar ndeshjen e parë në Ligue 1 për sezonin 2017/18.
Klubi nga Parisi fitoi ndaj Amiens me rezultat 2-0.
Goli i parë në takim erdhi nga Edison Cavani në minutën e 42-të pas asistimit nga Dani Alves dhe me rezultatin 1-0 përfundoi pjesa e parë.
Ndërsa Javier Pastore shënoi në minutën e 80-të pas asistimit nga Cavani.
Neymar e shikoi takimin nga tribunat pasi Federata spanjolle e Futbollit ende nuk e ka certifikua kalimin e tij nga Barcelona te PSG.
Vlen të theksohet se edhe Monacoi e fitoi dje (e premte) takimin e parë duke mposhtur Toulouse me rezultat 3-2. /Telegrafi/