Paris Saint-Germain ka shënuar edhe fitoren e katër radhazi në Ligue 1, pasi ka mposhtur Nimesin në udhëtim me rezultat 4-2.
Pjesa e parë e ndeshjes i takoi në tërësi parisienëve, të cilët arritën të shënojnë edhe dy gola.
Fillimit ishte Neymar (36′), i cili shënoi për 0-1, ndërsa Angel Di Maria (40′) shënoi gola të bukur nga rivënia këndore për 0-2 dhe dërgoi skuadrat në pushim.
C'est reparti pour la seconde période de ce #NOPSG ⚡
🔴🔵 #AllezParis pic.twitter.com/SHCOkScbQN
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) September 1, 2018
Në pjesën e dytë, vendasit arritën të kthehen në lojë duke barazuar rezultatin me dy gola të shpejta.
Në minutën e 63-të ishte Antonin Bobichon, i cili ngushtoi epërsinë në 1-2, ndërsa Teji Savanier (71′) barazoi rezultatin 2-2.
Megjithatë, në minutën e 77-të në skenë doli Kylian Mbappe, i cili shënoi për 2-3, ndërsa Edinson Cavani (90+) shënoi për rezultatin përfundimtar 2-4.
92' El Matador !!! @ECavaniOfficial y va aussi de son but ! #NOPSG pic.twitter.com/MCBKgLIhbo
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) September 1, 2018
Pas kësaj fitore, PSG është në vendin e parë me 12 pikë, ndërsa Nimes në pozitën e gjashtë me gjashtë pikë.
Në ndeshjen e radhës, kampioni e pret në shtëpi St. Etiennen, teksa Nimes udhëton te Bordeaux. /Telegrafi/
https://twitter.com/eddie1991razo/status/1035915488268705792
https://twitter.com/ahadfooty_II/status/1035916690788417536
https://twitter.com/ahadfooty_II/status/1035931434912018435
https://twitter.com/PARIS70PSG/status/1035934357935058944