Telegrafi

PSG fiton ndaj Toulouse dhe vazhdon pa konkurrencë drejt mbrojtjes së titullit

Kylian Mbappe (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Toulouse ishte viktima e radhës e Paris Saint-Germainit në kampionatin francez, skuadër të cilën e mposhti me rezultat 1-0 në udhëtim.

Gjysma e parë kësaj ndeshje nuk prodhoi gola, ndërsa goli i vetëm u realizua në fraksionin e dytë të lojës.

Sulmuesi fantastik, Kylian Mbappe, ia siguroi tri pikë skuadrës së tij me golin e shënuar në minutën e 74, duke afruar kampionin gjithnjë e më shumë drejt mbrojtjes së titullit në Ligue 1.

Paris Saint-Germaini qëndron 20 pikë përpara përcjellësit të parë Lille dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Skuadra e Toulouse është e 14-ta në renditje dhe qëndron larg zonës së rrezikut.

Në xhiron e ardhshme, PSG është nikoqir i Strasbourgut, ndërsa Toulouse e pret në shtëpi skuadrën e Nantes. /Telegrafi/