Site icon Telegrafi

PSG fiton ndaj Lyonit dhe kalon në finale të Kupës së Francës, het-trik nga Mbappe

Paris Saint-Germain ka kaluar në finale të Kupës së Francës pas fitores 5-1 ndaj Lyonit.

Të parët ishin vendasit që kaluan në epërsi me anë të Martin Terrier që shënoi në minutën e 11-të me një asistim të Ekambit.

Por, tre minuta më vonë, parisienët i barazuan shifrat në 1-1 me golin e realizuar nga Kylian Mbappe (14’) që u asistua nga Lavyin Kurzawa.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, derisa në të dytën u shënuan edhe dy të tjera.

Neymar e përmbysi rezultatin me golin e shënuar nga penalltia, duke e marrë më pas kështu të gjithë ndeshje në duart e tyre.

Sulmuesi francez (70’) arriti të shënonte përsëri për PSG-në, e që ishte goli i dytë personal dhe i treti për kampionin e Ligue 1.

Pablo Sarabia po ashtu arriti të futej në listën e realizatorëve, pasi shënoi në minutën e 82-të, gjersa Mbappe realizoi het-trik (90+3′).

Kështu, PSG kaloi me lehtësi në gjysmëfinale të Kupës së Francës edhe pse pritej një takim më i vështirë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=mtuyrG9Dfqc&ab_channel=GOLDENGOAL

https://twitter.com/goalhq_/status/1235319910206713857

Exit mobile version