Paris Saint Germaini i është kthyer fitores në Ligue 1 pas humbjes nga Lyoni. Skuadra nga Park i Princave arriti fitore ndaj Bordeaux më rezultat 1-0.
Vendasit ishin dukshëm më të mirë edhe pse në këtë ndeshje pushuan disa nga lojtarët kryesorë.
Rastin e parë për gol e kishte Thiago Silva (10′), pastaj Edinson Cavani (21′) dhe Maxim Choupo-Moting (23′).
👀 @ECavaniOfficial pic.twitter.com/qXcMc9UJ75
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) February 9, 2019
Goli i vetëm në takim u shënua nga Cavani (42′), i cili nuk gaboi nga pika e bardhë.
Sulmuesi uruguaian nuk e filloi pjesën e dytë për shkak të lëndimit dhe kështu paraqitja e tij ndaj Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve është në dyshim.
Un succès acquis dans la douleur… #PSGFCGB
🔴🔵 #AllezParis pic.twitter.com/jx0aAkeUBT
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) February 9, 2019
Në vazhdim mysafirët rrezikuan me anë të Francois Kamano, por rrjeta e Gianluigi Buffonit nuk u prek.
Pas kësaj ndeshje PSG vazhdon në pozitën e parë me 59 pikë, ndërsa Bordeaux në vendin e 12-të me 28 pikë. Në xhiron e ardhshme skuadra nga Parisi luan kundër Saint Etienne, kurse Bordeaux do të luajë me Toulouse. /Telegrafi/
https://twitter.com/jetlu2002isback/status/1094275567204122624