PSG ka fituar si mysafir i Angers me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 33-të në Ligue 1.
Parisienët që mund të shpalleshin kampion nëse Marseille do të dështonte, do ta lënë për javën e ardhshme festën.
Kylian Mbappe hapi ndeshjen në minutën e 28-të me një goditje të bukur pas disa lëvizjeve për 1-0.
Mbappe goalhttps://t.co/mySXUF9Eiz
— 🇨🇩🇸🇱 (@F1avs) April 20, 2022
Pak pa u mbyllur pjesa e parë, Sergio Ramos arriti të shënojë me kokë për 2-0.
https://www.youtube.com/watch?v=WaxUWmeJmi0&ab_channel=TomsFamily
Pas shumë rasteve në pjesën e dytë, erdhi momenti i Marquinhos që shënoi për 3-0 pas asistimit të Angel di Maria.
https://www.youtube.com/watch?v=jWf5zBWensw&ab_channel=FuteboldaGaIera
PSG tani ka 77 pikë, 15 më shumë se Marseille, kur kanë mbetur edhe pesë javë deri në fund. /Telegrafi/