Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Nantes, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Ligue 1.
Klubi parisien ka vazhduar dominimin dhe kampionatin pa humbje në Ligue 1 edhe pas ndeshjes me Nantes.
Pjesa e parë e ndeshjes u dominua e gjitha nga vendasit e PSG-së, por edhe përkundër shumë rasteve nuk arritën ta tundin rrjetën.
C'est reparti ! #PSGFCN pic.twitter.com/LBThLkPSqT
— PSG For Communities (@PSG_Communities) December 22, 2018
Në pjesën e dytë, ishte përsëri PSG që menaxhoi dhe dominoi lojë, por kësaj radhe përveç rasteve gjeti edhe golin.
Djelmoshat e Thomas Tuchel arritën të tundin rrjetën në minutën e 56-të me anë të Julian Draxler, por goli i gjermanit u anulua nga VAR-i.
Megjithatë, PSG nuk u ndal këtu dhe gjeti golin e parë në ndeshje në minutën e 68-të dhe ishte Kylian Mbappe, i cili shënoi për 1-0.
68' Le but de @KMbappe pour fêter son 20e anniversaire (1-0) ! #PSGFCN pic.twitter.com/Eo1grtWB3p
— PSG For Communities (@PSG_Communities) December 22, 2018
Deri në fund të ndeshjes pati edhe shumë raste tjera për gol, por goli i Mbappes doli të jetë vendimtar në fitoren 1-0 të PSG-së.
Pas kësaj fitore, parisienët kanë 47 pikë në vendin e parë, ndërsa Nantes renditet në pozitën e 14-të me 20 pikë. Në ndeshjen e radhës, PSG luan te Amiens, ndërsa Nantes e pret Montpellierin. /Telegrafi/
Le goal de mbappe #PSGFCN pic.twitter.com/c4QK5bXQs4
— The Chosen One (@Moustoifa) December 22, 2018