Telegrafi

PSG fiton me lehtësi ndaj Nimesit

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore të lehtë me rezultat 3-0 ndaj Nimes në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Ligue 1.

Klubi parisien ka arritur edhe fitoren e katërt radhazi në kampionat, duke mbajtur epërsinë e madhe me ndjekësit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të madh të vendasve, por edhe përkundër shumë rasteve arritën vetëm një herë ta tundin rrjetën.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 40-të dhe ishte Christopher Nkuku, i cili shënoi për 1-0 asistimit të Marco Verrattit.

Në pjesën e dytë, parisienët vazhduan me dominim dhe raste, teksa arritën të shënojnë edhe dy gola tjera për të siguruar fitoren.

Ishte ylli francez, Kylian Mbappe, i cili shënoi në minutën e 69-të për 2-0, ndërsa në minutën e 89-të vulosi fitoren me rezultat 3-0.

Pas kësaj fitore, PSG ka plot 68 pikë në pozitën e parë apo 17 më shumë se Lille në vendin e dytë, ndërsa Nimes ka 36 pikë në vendin 11-të.

Në ndeshjen e radhës, kampioni aktual udhëton te Caen, ndërsa Nimes e pret Rennesin. /Telegrafi/