Telegrafi

PSG fiton me lehtësi ndaj Nantesit

Paris Saint-Germain e ka mposhtur 2-0 Nantesin në kuadër të javës së 16-të në Ligue 1.

Parisienët e dominuan ndeshjen nga fillimi deri në fund, por nuk arritën t’i konkretizonin të gjitha rastet.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, por në të dytën Kylian Mbappe e zhbllokoi rezultatin për t’i dhënë kështu skuadrës së tij epërsinë.

Ishte minuta e 52-të e takimit kur Angel di Maria e shërbeu mjaftë mirë francezin që shënoi një gol të bukur.

Neymar (85’) e dyfishoi epërsinë për parisienët me golin e shënuan nga penalltia, por që shpërdoroi shumë raste në këtë sfidë.

Pas javës së 16-të, PSG gjendet në vendin e parë me 36 pikë, ndërsa në xhiron e 17-të do të kenë punë me Montepellier. /Telegrafi/