Site icon Telegrafi

PSG fiton edhe Superkupën e Francës (Video)

Paris Saint-Germaini ka fituar ndaj Lyonit në Superkupën e Francës me rezultat 4-1.

Kjo ishte një fitore plotësisht e merituar nga PSG, të cilët kaluan në epërsi në minutën e nëntë me Javier Pastoren.

Pas argjentinasit shënuan edhe Lucas (19’) dhe Hatem Ben Arfa (34’) dhe pjesë e parë u mbyll me rezultat 3-0.

Për pokerin e parisienëve u përkujdes Layvin Kurzawa (54’), ndërsa goli i nderit për Lyonin erdh nga Corentin Tolisso (87’). /Telegrafi/

Exit mobile version