Paris Saint-Germain ka fituar derbin e javës së 14-të në Ligue 1 ndaj Lyonit me rezultat 1-2.
Ishte një ndeshje e balancuar me raste nga të dy anët, por mysafirëve iu buzëqeshi fati në fund.
Goli i parë erdhi nga Edison Cavani në minutën e 30-të nga pika e bardhë dhe me rezultatin 0-1 përfundoi pjesa e parë.
Vendasit barazuan me anë të Mathiue Valbuenas në minutën e 48-të, kurse Cavani me golin e 81-të i dha fitoren PSG-së.
Pas kësaj fitore PSG renditet në vendin e tretë me 32 pikë, apo një më pak se Nice në vendin e parë, kurse Lyoni në pozitën e shtatë me 22 pikë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=WzbynMXPEnA