Telegrafi

PSG fiton bindshëm ndaj Toulouses, por mbetet pa dy lojtarët kryesorë

Paris Saint Germain ka marrë tri pikë të reja në Ligue 1.

Por trajneri Thomas Tuchel nuk ka qenë i kënaqur në fund të këtij takimi, pasi dy lojtarët kryesorë janë lënduar.

Edinson Cavani ishte i pari që u detyrua të largohej pas lëndimit në pjesën e parë, në të cilën asnjëra skuadër nuk arriti të shënoj gol.

Pastaj super talenti francez Kylian Mbappe ishte lojtari tjetër që u detyruar të largohet pas lëndimit të kofshës.

PSG fitoi me rezultat të thellë 4-0 ndaj Tolouses në një ndeshje ku Eric Choupo-Moting shënoi dy gola.

Një tjetër u realizua nga mysafirët, ndërsa Marquinhos realizoi për rezultatin përfundimtar 4-0.

Fitorja ka mundur të jetë edhe më e thellë, sikur Angel Di Maria të ishte i saktë nga penalltia. /Telegrafi/