PSG është eliminuar nga Kupa e Francës pas penalltive ndaj Nice, pasi koha e rregullt u mbyllën pa gola.
Pjesa e parë nuk solli shumë raste, ndërsa ishin mysafirët që rrezikuan të parët me Justin Kluivert.
Në anën tjetër PSG kishte raste me Marco Verrattin dhe Lionel Messin, por as këta nuk ishin të saktë.
HALF-TIME: @PSG_English 0-0 @ogcnice_eng
All to play for in the second half 👊
🏆 #CDF | #PSGOGCN pic.twitter.com/IgIU2KCqlD
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) January 31, 2022
Të njëjtit lojtarë ishin ata që rrezikuan edhe në pjesën e dytë, por rrjetat heshtën.
Messi dhe Kylian Mbappe rrezikuan në minutat e kohës shtesë, por pa sukses, duke bërë që ndeshja të shkojë në penallti.
Leandro Paredes dhe Xavi Simons të PSG-së nuk ishin të saktë dhe ndeshja u humb nga parisienët.
.@xavisimons sees his penalty saved.
Nice progress.#OGCN ✅✅✅❌✅✅✅#PSG ✅✅❌✅✅✅❌
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) January 31, 2022
PSG si favorit është eliminuar në 1/8 nga Kupa e Francës. /Telegrafi/