Klubi francez, Paris Saint-Germain duket se ka konfirmuar aksidentalisht nënshkrimin e Sergio Ramos pas largimit të tij nga Real Madridi.
Ramos u pa në Parc des Princes të mërkurën dhe pritet të konfirmohet zyrtarisht si një lojtar i ri i PSG sot (e enjte).
Por, PSG duket se ka ‘zyrtarizuar’ më shpejt sesa duhet Ramosin duke postuar një artikull në faqen e tyre zyrtare të mërkurën.
Aty konfirmohej se Ramos do të mbante veshur fanellën me numër 4 në Paris. Artikulli u fshi shpejt.
“Ky numër katër, e vlerësoj shumë nga bestytnia, sepse e kam pasur që nga fillimi i karrierës sime, dhe më pas më shoqëroi gjatë gjithë jetës sime, vazhdoi me mua, më solli fat të mirë dhe shumë fitore”.
“Tani numri katër është pjesë e imja si një person dhe si profesionist. Për mua, është një privilegj të jem në gjendje të vesh këtë numër në një ekip kaq të shkëlqyer si Paris Saint-Germain”.
“Kështu që do të jetë shumë e veçantë të jesh në gjendje të vish numrin tim këtu në Paris”, thoshte Ramos në artikullin që u fshi shpejt. /Telegrafi/