Marcus Rashford po shijon një sezon shumë të mirë, për të mos thënë më të mirin deri tani në karrierën e tij.
Anglezi ka shkëlqyer në sulmin e Manchester United, duke shënuar 21 gola dhe asistuar 10 herë në 38 ndeshjet në të gjitha garat.
Së bashku me Anthony Martial dhe Mason Greenwood, “Djajtë e Kuq” kanë një treshe sulmuese që aktualisht është prej më të mirave në futbollin botëror.
Sidoqoftë, me një formë kaq të shkëlqyeshme, shumë klube janë vënë pas tij, duke u nisur nga Paris Saint-Germain.
Sipas Independent, trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, e pëlqen shumë Rashfordin, duke thënë për të se anglezët nuk e kuptojnë se sa i mirë është.
PSG e sheh Rashfordin si një opsion për të zëvendësuar Kylian Mbappe në të ardhmen.
Kontrata e tij e tanishme është deri në vitin 2023, që do të thotë që United do të kërkojë deri 100 milionë euro për ta liruar. /Telegrafi/